BEBIT TIM
Nga gëzimi dhe dëshira që pata atë çast,
Nuk të ndjeva se si hyre në qenien time,
Qelizë e vogël vrapove si vetëtimë,
Dhe mbarse atë natë vezoren që priste.
Çdo ditë e kam ndjere qenien tënde, bebe,
brenda vezores time që rritesh vazhdimisht,
por gëzimin më të madh e ndjeva kur me trokite,
me këmbën e vogël e më the : Jam këtu Mami im.
E shikoj veten përherë në pasqyrë,
shikoj se si ti brenda meje rritesh çdo ditë,
Në qenien time tashmë jetojnë dy jetë,
E imja dhe e jotja i shtrenjti, bebi im.
Shpesh më sjell trazira e herë më sëmur,
Por qenia ime nuk mund të kuptohet pa ty,
Pres çastin kur të të dëgjoj të qarën e parë,
Pres ditën kur të më thërrasësh në gjuhën tënde,
O Mami im !…

No comments:
Post a Comment