Koço Sterjo
FLAMUJ TË GRISUR
Mullar' i barit duket se ёshtё shkulur
E lёkundet ageve e muzgjeve nё fshat
Mbi shpatullat e forta tё njё pele tё mundur,
Nёna n'katёrkёmbёsh m'ёsht' kthyer sakaq.
Plasaritur janё gurёt e kalldrёmit
Njё "Oh!" nё çdo plasaritje ka hyrё,
Mbaruan ashtu dhe burimet e mademit
E ngjyrё e tij ёshtё tretur nё fytyrё.
Flamujt festeçjerrё t'emancipimit,
Thyer aq keqas nё direkё.
Ta dinin tё vёrtetёn atёherё
S'do t'i kishin qepur as pёr brekё.
No comments:
Post a Comment