Shpëtim Kurti
I PAHARRUARI AI VALS...
Më zgjove ti ,
Edhe pse zgjuar isha ,
Ëndrra me sy hapur ,
Kujt nuk i kanë ngjarë?!
Erdhe drejt meje e turpshme, e brishtë ,
Si dikur në mbrëmjen e vallëzimit të parë.
Diç më pëshpërisje ,
unë me zemër të dëgjoja ,
ndonëse i zhytur në ëndërrim?!
Dhe frymën tënde,
të ngrohtë, ndjeja fytyrës
E dorën mbështetur supit tim .
Ndjeja të më shkelje ,
Majat e gishtërinjve ,
Sa herë pa dashur, hidhje ndonjë hap fals.
Bashkë me ty ,
Harroja dhe unë vallëzimin ,
Ah , ai vals, i paharruari ai vals!...
No comments:
Post a Comment