Kaman Myftaraj
NJË ËNDËRR PASHË…
Një ëndërr të keqe mbrëmë e pashë,
Dhe gjumi m’u prish e shpirti m’u trazua,
Gurë dhe breshër sikur binin nga lart,
Sikur nga qielli i nxirë Zoti më kish mallkuar.
Rrufetë zbraznin në tokë shigjeta gjarpërimi,
Me urrejtjen dhe fuqinë e tyre të zjarrtë,
Era e tërbuar i zhveshi pemët nga gjelbërimi,
Kopshtet me lule e trëndafila i bëri rrafsh.
Zemra më rrihte fort e veshët më gjëmonin,
Nga bubullimat e kësaj nate dimri të acartë,
I frikësuar u ngrita menjëherë nga shtrati,
Duke fshirë imazhin e keq të ëndrrës që pashë,
Me fytyrën tënde engjëllore, moj vashë!...
No comments:
Post a Comment