Alfred Molloholli
KAM FRIKË!…
Kam frikë ..!
Nuk di pse kam frikë të të them ''Të Dua!''
Ty, që si ajrin të frymoj çdo ditë ,
çdo çast thith nektarin e buzëve të tua
si besimtarët, postulatet nga perënditë !
Kam frikë! ...
Nuk di pse kam frikë të të kërkoj një puthje
( megjithëse ato shpesh , pa leje i kam marrë , )
e jotja është ndryshe , ndaj e them me lutje
se e di që do më ngrohë, jo t'më djegë si zjarr !
Kam frikë!. ..
Nuk di pse kam frikë të të dua më shumë
ty, që më çarmatos veç me një buzëqeshje ,
dashurohem me ty , vetëm ëndrrash , në gjumë
s'po mundem më i vetëm të të dua në heshtje !
Kam frikë ..!
Nuk di pse kam frikë të rri gjatë me ty
( mendje është , dhe mendjet bëjnë shpesh marrëzi , )
më mirë në burgun tënd, ku do jemi - dy
se në burg - birucën time, me emrin - Vetmi !
No comments:
Post a Comment