Thursday, April 26, 2012

Isuf S.Hoxha - NJË PALË RROBA



Isuf S.Hoxha

NJË PALË RROBA

Vrimë e gjilpërës
së jetës, vrimë!...
Shtatëdhjetë e tri kile
Duhet të përbirohem…
Eh... ta kisha gjuhën e gjyshes,
Perin ta holloja të lagej me pështymë,
Me gishta kokën perit t’ia përdridhja
E unë fështttt, tejpërtej të kaloj...
Gjyshja ndjesë pastë matanë është,
Pështyma me është tharë…
Si t’i qep vetes një palë rroba,
Po se përbirova perin
Në vrimën e gjilpërës?!...

No comments:

Post a Comment