Thursday, April 12, 2012

Gentiana Avdiaj - KJO KOHË



Gentiana Avdiaj

KJO KOHË

... E urrej këtë kohë këllirë,
mbarsur dashuriçka të shtira,
pjellë e dashakeqësisë,
me ndjeja të pa ndjenja
tretur në kalbëzimin grotesk
të kohëve moderne,
ku mëkatet godasin si kambanë.
Mëkatet ku ti laj o zot ?!
në këtë jetë mëkatare
kush mund të më gjykojë
për atë që paskam
apo nuk paskam bërë,
në kishë e xhami
nuk mundem të shkoj,
nuk ka faltore për mua atje...
shenjtorët ka kohë
që janë larguar pa drejtim,
mallkojnë fatin në këtë jetë...
Këmbëzvarrë lidhur
në vargonj mëkatesh
mëkatet e mia mbart kësaj bote,
që më ferr është, se ferri vetë!...

No comments:

Post a Comment