Tuesday, April 24, 2012

Lavdie Koka - AH JETË !…



Lavdie Koka

AH JETË !…

Ah, jeta ime ishte liqen
i kaltër dhe i qetë,
por një engjëll hodhi
një gur e shkaktoi dallgë,
më hapi në zemër
më të thellën plagë.

Atëherë ëndrrat e mia
të gjitha u shkatërruan,
bëra të pamundurën
po dallgët nuk u qetësuan,
se guri mbeti në zemër
dhe është kthyer në mal.

Jeta ime u bë pa vlerë,
duke të kujtuar ty
mbeta një princeshë e mjerë...
Zemrën ma lëndove,
shpirtin ma helmove,
për mua nuk mendove...!

Ah moj jetë sa e pa shpirt,
përse më ndëshkove,
aq shumë të kam mërzitur,
që dashurinë time e ktheve
në kujtim të hidhur?...

No comments:

Post a Comment