Thursday, April 26, 2012
Anila Dahriu - LERMË TË VIJ ME TY !
Anila Dahriu
LERMË TË VIJ ME TY !
Lermë të vij me ty dhe pse je i zemëruar!
Dielli po shkëlqen përsëri
Edhe pse është fshehur pas reve të murrme.
Lermë të vij me ty,
Atje ku hedh shtat kjo dashuri,
edhe pse nuk kupton,
Atje gjendem unë si një zog i përralluar..
Lermë të vij tek ty,
Në breg të detit të rendim këmbëzbathur,
Valët e mallit të prekim,
Të rendim me shpirtin plot nga dashuria,
Dhe hëna e rrumbullakët, të na dhuroj shërimin...
Lermë të vij tek ty
Atje mes qindra mendimesh,
Ku ëndrrat përpëliten të lënduara.
Lermë të vij me ty,
Atje ku ajri zbraz vetminë,
Dhe mbushet me fjolla të bardha puthjesh...
Lermë të vij me ty,
Atje ku ti dallon buzëqeshjen time
Të prekur nga horizonti.
Të jemi njësh në këtë zbrazëti të kotësisë,
Si dy shpirtra që shtrëngojnë ,
Krahët drejt një ekstaze adoleshenti..
Ku veten me pikëpyetje ngarkojnë...
Si dy zemra të largëta,
Që psherëtijnë ulërimën
Mes jehonës së lagësht,mëngjes.
Lermë të vij tek ty,
Drejt një shpelle të padukshme,
Me flokët e krehura nga hëna
Dhe ngjyer me ngjyrën e mashtrimit..
Lermë të vij tek ty,
Nuk ligështohem,
Ndjesia e mëkatit,parajsë e padukshme
Bëhet njësh me ty.
Për mua trekëndësh i vuajtjeve,
Trekëndësh i ëndrrave..
Lermë të vij tek ty,
Edhe kur mbi mermerin e varrit tim
Të gërvishtet klithja e fjalës tënde e pa thënë,
Koha nuk do ta harrojë.
Netët nuk do të derdhin lotët,
Dhe më pas ditët nuk do të ngrysen..
Muzg,
Do ti mbështjellë në fole përkëdheljesh,..
Prandaj, përsëri të lutem,
Më lejo të vij me Ty!...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment