Wednesday, April 11, 2012

Ragip Dragusha - DASHNIA



Ragip Dragusha

DASHNIA

M’thuej dashni, se çfarë ti je?

Kopësht me lule , drandofile,
Në çdo degë ku zen fole
Ma të buk'ren, gonxhe çile.

Në çdo vend ku ti ke shkue,
Ngjyrat botës ia ke marrë,
Veç ty Zoti t‘ ka caktue
Gjithmonë er’ e mire me t’ardhë?

Kudo, pra, që të kam ndeshë,

Tash sa vjet udhëtoj n’këte jetë,
Veç me rroba t’bukura veshë,
Për njat Zot, kërkush nuk t’ngjetë.

M’thuej pra ti: Cilen ke nanë?

Cili babë ty t’ka pagzue?
Se ti vetëm me ‘i rr’fanë,
S’mundesh kurrë m’u gatue.

“ Nana ka vetem nji emën,

Edhe babës s’i hy në hak,
Ajo emnin e ka zemer,
Kurse baba e ka gjak‘“.

No comments:

Post a Comment