Lediana Kapaj
LËNDUAR ENDEM !
O Zot....Përse më bëre?...Lënduar endem vetëm,
Përmallur nga dëshira, të fle me shpirt të qetë,
Dhe ndonëse kalimtarë në rrugën tende mbetëm,
Me shpresat po luftoj,të ndjej pak fjalën " jetë"!
Po shkrihem e përmbytur në ujërat e misterit,
Ky trupi i përhumbur mes brengave më nget,
Se di kur të vije vdekja!A do jem pjesë e ferrit,se di!...
Mos vetë parajsa me ngrohje po më pret?!
O Zot...jam lebetitur!... Pse shpirti u është tharë?
Të gjithë ata që desha, kurrizin më kanë kthyer,
Nuk dua të më quajnë..." të ligë" dhe as të "marrë",
Mes mureve kujtimesh, një pjesë zemre është thyer!
Por zoti s'më përgjigjet, vetë engjëjt janë të zënë,
Mes lotëve përgjërohem...s'po di kë të thërras,
Jam mbytur dhe në mendime gërthas: "Ku je moj nënë"?
Mallkimi po më ndjek!... Ky shpirt po më plas....

No comments:
Post a Comment