Thursday, April 12, 2012

Kaman Myftari - SA E BUKUR JE SOT !



Kaman Myftari

SA E BUKUR JE SOT !

O zot, sa e bukur je sot!...
Si një trëndafil i sapoçelur
dhe i vesuar nga agimi,
kur dielli i buzëqesh
duke i hedhur rreze floriri.
Si kristale të ndrijnë
mbi petalet kuqaloshe të buzëve
ca pikëla të imta vese.
që më bëjnë t’i avulloj me buzë
si dielli i zjarrtë në mëngjese.
Oh sa bukuri kanë sot
sytë e tu ngjyrë ulliri,
Si dy yje që ndriçojnë
në qiellin blu të nurit tënd,
nën ato vetulla të harkuara
si dy qemere manastiri,
që më kanë bëre te falem si murg
i mbetur befas pa mënd.
E di, buzëqeshja jote
Pret në këto çaste hutimi,
një puthje të ëmbël
me arome trëndafili.
Të shuajnë etjen e shpirtit
që flakëron nga tërbimi.
O Zot sa e bukur je bërë sot,
Me flokët lëshuar mbi bel
si një ujvarë e alpeve veriore!
Dua t’i kreh me duar,
dhe t’i përkëdhel si bariu,
rudinën manare na brigjet malore.
Të puth gushën e bute si mëndafsh
e të shuaj mallin që më djeg.
Eja, eja se të pres,
Nën hijen e shelgut lotues aty në breg,
Nuk dua as shtresë e as mbulesë,
Vetëm ty të të kem pranë,
të dëgjoj melodinë e zogjve,
që këndojnë serenatën e dashurisë
teksa pritja shpirtin ma ka ndez.
Eja, eja se mezi po të pres!…

No comments:

Post a Comment