Lediana Kapaj
I MJERI TI...!
I ndesha vitet me ngjyrë gri,
U enda rrugësh që s'ishin shkelur,
Kalova netë pa dashuri,
Kërkova ndjenjën që kishin vjedhur....
Dhe thashë: U lodha, s'kam më fuqi!
Dhe pse vetë shpresën dëgjoja larg,
Tek më thërriste dhe ndillte jetën,
Tek fleta e bardhë dhe tek çdo varg..
Më tha dikush: Ti mbijetove.!
Mos duhet vallë të ngushëllohem?!
I mjeri ti, kurrë se kuptove,
Që me tradhëtinë, nuk di të ngrohem!...
No comments:
Post a Comment