Tuesday, April 24, 2012

Fatbardha M. Xhani - NËSE VJEN



Fatbardha M. Xhani

NËSE VJEN

Nëse vjen
me dallëndyshet,
me mua
do lindesh
qiellin
në ngjizje ujore,
ku fundi i kthjellët
të grish
në burime...

Nëse vjen
me dallëndyshet,
folenë
do ta gjesh
të pambaruar
e mua
me filiza të njomë
në lëkurë...

Bulëzat e pritjes
do të plasin
në buzë prush!
Shi do rigojë
nëse vjen
me dallëndyshet...

No comments:

Post a Comment