Mentor Thaqi
POET, DREJT T´KAN THËNË
Po,
shumë drejt t´kanë thënë
Poet,
e vërtetë,
Agimi
kohën mangut
e ka gjithmonë,
i zënë si çdo herë
me veten dhe jetën,
shkruan dhe këndon!
Paj,
Atdheun ngarkuar
krahëqafe
e brënda tij Kombin,
me këngë
shpurisë ëndrrat,
Sharkisë
ia rrahë fronin
me tezgjah
e zërin n´kupë t´qiellit,
boren mbi Shkëlzen
n´pikë t´verës
e lëshon Ortek
të shkrirë prej Diellit
për freski
n´prag t´derës,
pastaj
Xhubletë
i veshë Pranverës!
Sa e kërkon në Akllap,
sa në Ulpianë,
te Sabiti n´Karadak
ia dëgjoj atë kangë,
te Musaja n´Llap,
n´Prishtinë te Sylejmani,
Aliu e Skënderi,
Prendi e Ademi,
Farukët, Përparimi
Muharrem e Marjan, ...
po po,
e presin të gjithë,
edhe unë e pres
me Agim Gjakovën,
n´pritje jemi për besë
me këngën për Rugovën!
Thanë se është pak i sëmurë,
flama i paska ra,
për shëndet vëllezërit fterriot
e urojnë sot,
me dolli labe,
e Gëzimi në Shkodër
Fronin ia ngreh n´Kodër
që ta sheh Ulqinin,
Lezhen, Traboinin, ...!
Epo,
çohu Agim Gashi
e na e merr sharkinë,
se qebesa prej tashi
do harrojmë mërzinë,
do ia marrim këngës
prej mallit të zemrës,
se nuk ka asnjë dhimbje
që ndalë atë zë kënge,
pasha atë bekim Nëne!
No comments:
Post a Comment