Monday, April 2, 2012

Kaman Myftaraj - VËSHTRIMI YT



Kaman Myftaraj

VËSHTRIMI YT

Vështrimi yt i ëmbël
Seç më bën të tretem,
Në kaltërsinë e syve,
ylber dua të mbetem.

Ajo buzëqeshja jote,
 Lumë drite që s’shteron.
 vadit lëndinat luleplote
 dhe shpirtin ma gufon.

Gjoksi plot luleshqerre,
më deh krejt me aromë,
më sjell agim pranvere,
pranë teje përherë më fton.

No comments:

Post a Comment