Monday, April 2, 2012

Fatbardha M. Xhani - DILEMAT E FËMIJERISË BRENDA MEJE



Fatbardha M. Xhani

DILEMAT E FËMIJERISË BRENDA MEJE

...Rrugëtoj brenda vetes e trishtuar...
Kordat e memories, tendos me gishtat e dhimbjes
Të kërkoj së largu ty mendim i ngulët
qiellit si një grimcë...

Përulem para padijes time
Dhe ty të shoh nga poshtë,
I hijshmi trishtim i mungesës, pa fillim e pa cak...

Dallëndyshet e shpresës ndjek në fluturime,
Harbuar në qiell që duket i panjohur,
Sa më shume harkohesh, prej ajrit që të fshik...

Kërkoj fjalët më kot, aty ku nuk i humba
Aty ku dot si gjej, të brishta e të kthjellëta
Siç ishin kur linden, në pelena të bardhë lini...

Përmbys re e kthej në breshër çdo dyshim
Që qiellit të së panjohurës fryn si erë e ftohtë
Dhe vdekjen ma kujton...

Këlthas dhe çjerr fytyrën time
Pse gjërat u bënë keq, e më nuk kthehem dot
Ti fshij e ti ndryshoj...

Shoh para, në rrugë drite, takoj me veten time
Dhe pudër pendimi në faqet e përlotura
Me kot nis vendos...

Si t'ia bëj kësaj BOTE
Më duhet me dashuri, patjeter ta përsos...!


No comments:

Post a Comment