Sunday, April 8, 2012

Dorina V. Mushi - UNIK DHE IDEAL




Dorina V. Mushi

UNIK DHE IDEAL

Engjëjt lindin në qiell,
mrekullitë ndodhin në tokë,
ti je engjëll dhe mrekulli
që dy herë nëna se bën dot!

Yjet dalin në mbrëmje,
vesa çel në mëngjes,
ti je yll dhe freski
që çdo dit në dritare të pres!

Ajri është i padukshëm,
lulet çelin me gëzim,
ti je ajër dhe lule
që shpirtin ma mbush me frymë.

Fjalët dalin nga zemra,
librin e shkruan poeti,
ti je poet dhe zemër
që brenda meje mbeti!

Diamanti kushton shumë,
floriri më shumë vlen,
ti je diamant dhe flori
që askush dot s’të blen!

Unikët mbeten të tillë,
idealët rrallë i takon,
ti je unik dhe ideal
që në botën tënde më fton!

No comments:

Post a Comment