Agim Bacelli
AMERIKA
Amerika më ndërroi emrin,
Më zuri ndoshta ai mallkim
Kur më mallkoi me gjithë shpirt
Një mallkues i fshatit tim.
Sot jam veç një numur:
070 - 83 - 6573.
Emri më ka humbur,
Si një numur jetoj mbi dhè.
Jam robot i programuar,
Kryej me përpikmëri
Ç'far prej meje kanë kërkuar
Makinat e tjera në shoqëri.
Jo vetëm emrit i bënë gropën
Por edhe gjaku s'është imi.
S'di pse akoma kthej kokën
Nëse zihet në gojë Agimi?!
S'më hyn në sy kaltërisa,
Përdhosur me "Luftën e Yjeve".
Kam harruar ç' qiell kish Shqipëria
Dhe shushurimën nëpër pyje.
Me retë e bardha s'bisedoj dot më,
Mbajnë krahëve veladon të zi,
Bile s'flas fare, jam film pa zë...
Ç' t'ju tregoj o miqtë e mij!
Kudo flet vetëm elektronika,
Dixhitali si dhi e zgjebosur
Krekoset kudo ku është Amerika
Dhe mënd tona ka marrosur.
P.C., D.V.D., C.D., D.J., e të tjerë
Në mbaresat fundore të trurit tim,
Cergën e tyre kanë tjerrë
Hedhur në të shfrenuarin vallëzim!
O Zot! Deri kur më,
Do jem pa emër në Amerikë?!
Deri kur numurin e mallkuar do ta lë
Bashkë me dixhitalët leshterikë?
S'dua të jem robot mbi dhè
As ti përgjigjem plazmës blu,
Kur të më thërrasë, 070-83-6573
Të mos i them se "Jam këtu!"
Amerika më ndërroi emrin,
Më zuri ndoshta ai mallkim
Kur më mallkoi me gjithë shpirt
Një mallkues i fshatit tim.
Sot jam veç një numur:
070 - 83 - 6573.
Emri më ka humbur,
Si një numur jetoj mbi dhè.
Jam robot i programuar,
Kryej me përpikmëri
Ç'far prej meje kanë kërkuar
Makinat e tjera në shoqëri.
Jo vetëm emrit i bënë gropën
Por edhe gjaku s'është imi.
S'di pse akoma kthej kokën
Nëse zihet në gojë Agimi?!
S'më hyn në sy kaltërisa,
Përdhosur me "Luftën e Yjeve".
Kam harruar ç' qiell kish Shqipëria
Dhe shushurimën nëpër pyje.
Me retë e bardha s'bisedoj dot më,
Mbajnë krahëve veladon të zi,
Bile s'flas fare, jam film pa zë...
Ç' t'ju tregoj o miqtë e mij!
Kudo flet vetëm elektronika,
Dixhitali si dhi e zgjebosur
Krekoset kudo ku është Amerika
Dhe mënd tona ka marrosur.
P.C., D.V.D., C.D., D.J., e të tjerë
Në mbaresat fundore të trurit tim,
Cergën e tyre kanë tjerrë
Hedhur në të shfrenuarin vallëzim!
O Zot! Deri kur më,
Do jem pa emër në Amerikë?!
Deri kur numurin e mallkuar do ta lë
Bashkë me dixhitalët leshterikë?
S'dua të jem robot mbi dhè
As ti përgjigjem plazmës blu,
Kur të më thërrasë, 070-83-6573
Të mos i them se "Jam këtu!"
No comments:
Post a Comment