Monday, April 16, 2012

Irina Hysi - TROTUARË TË LODHUR

Irina Hysi

TROTUARË TË LODHUR

Shumë prek, braktis. Lumturitë  janë kthyer në vetjake,

Dëbimin e dëshirës e përpunon me zellin e dëshirës kalimtare.

Digjesh, pasione që ngelin të përjetshme ...

Lidhesh me veten dhe adhuron lirinë e sotme për nesër.

Bashkohesh sërish me veten, me dhimbjen që shtriu përreth ...

Lidhjesh me fuqi të padiskutueshme, për t’u mësuar mallkimit...

Derdhur në çdo ditë tënden, në të tijën, dhëmbë për dhëmbë...

Marshit të rrugësnatë, padukshëm, trotuarë  lodhur nga të lodhurit...

Nga mistere e dhimbjeje, celebruar për shpresa pa qëllime, për të shtyrë...

Kur qiejt shtrohen tarracave  e fërkohen çative, me duar njëra mbi tjetrën...

Probleme rënduar në thyesaheshtjesh.  Të mbjellat vendedjegur në malet..

Për një copë tokë, te pashuar urie, për ujë burimesh, rrahur nga gjokse shpirtmëdhenjsh...

S'munde dhe munde të qëndroje gjatë, nga urdhra të plotfuqishme.

Të ngjallje besime balancuese në orët e dëshpërimit. Në ditët që fike.

Mirëkeqi  bëri  mirë... përpjekje  shkakut për të  ngritur hyjnoret, viganvrarët...

Jetë origjinalësh, gocash e çunash, këmishë zbërthyer perëndive.. rinitë.

Besuar veten, në kokën tënde, me flokë  të  çarmatosur nga parukierët... 

Mëngjeseve,  që i presin të bukurës natyrë, erë barin e prerë !...

 

 

No comments:

Post a Comment