Thursday, April 26, 2012

Makfire Cenolli - ENGJËJT QOFSHIN ME TY





Makfire Cenolli

ENGJËJT QOFSHIN ME TY

Kur ti ndien dhimbje o shpirt,
dhimbja tek unë është mijëra fish,
kur ty ta shoh lotin në sy,
zemra ime çahet në dysh!
Çdo e keqe që të prek ty,
mua më mbytë e më fundos,
nuk kam forcë ta përballojë
e lus Zotin të mos më provojë.
Je si lule që kërkon të rritet
je si zogëz që kërkon të fluturoj,
ke shumë ëndrra para vetes
e lus Zotin që ti realizosh.
Nëse duhet për ty të flijoj
zemrën time do ta dhuroj,
se pa ty s'mundem të jetoj
jam e dobët, këtë e pranoj!
Dua të të shohë të gëzuar
si thëllëzë duke vrapuar,
sikur deti me dallgët e veta
është nganjëherë edhe jeta!
Sa të dua, Zoti e di!
Ditë e natë lutëm për ty!
Jetë, jetë, jetë do të kesh!
Zemra jote po të buzëqesh.
Merre vrapin e vrapo
sikur zogëz fluturo,
do t'i lus engjëjt, moj bijë
në çdo çast të jenë me ty!