Tuesday, April 2, 2013

Agim Bacelli - ASGJË S'DI TË MBESË...!












Agim Bacelli

ASGJË S'DI TË MBESË...!

E di?

Vdes një re, një shi, një vesë,
Një dashuri, një seks, a simpati,
Urrejtja, tërbimi...., inati tretet.
E di? Asgjë s’di të mbesë.
Vdes e ngrohta, e ftohta...
Era me ditë-natën, edhe ajo vdes,
Gjë prej gjëje s'di të mbesë!

Një ylber vjen e ikën,
Një stinë e gjallë vdes,
Edhe Dielli lind e vdes,
Qielli blu nxihet - zbardhet.
Çudi, asgjë s'di të mbesë!

Vdekja jote rri pas dere,
Ti s’ ja hap atë!
Vdes e vdes për ditë nga frika
E i fshihesh përgjithnjë...
Por, e di? Mos u fshih,
Askush gjallë s’do mbesë,
Asnjë, asgjë, as edhe ti!

Çdo gjë të braktis;
Të braktis vëllai, motra,
Nëna, babai, djali, çupa.
Bashkëshorti fare të vithis!
I huaj të zë me gurë
Kur vetja të ka braktis...
Por vdekja, ah vdekja!
Kurrë -kurrë,
Vdekja s'të braktis!



No comments:

Post a Comment