Friday, April 26, 2013

Haxhi Dikolli - HARAÇI I DASHURISË

















Haxhi Dikolli

HARAÇI I DASHURISË

Ç’u dashuruan në kaq vite
në qenë miliona a më shumë
nga të mbuluarit me gjethe
gjer tek ata, që mbajn kostum

Në tërë këto miliona çifte
e në kaq shumë të dashuruar
ata që ende janë në pritje
po dhe ata që janë “harruar”

S’tregojnë kurrë çkanë paguar
kosto e haraç, për dashurinë
të djegurit që s’janë shëruar
sërish me plagë të reja vijnë

No comments:

Post a Comment