Agim Bacelli
PILOTIT
Pilot,
ti botën shikon nga lartë,
Himalajet
janë veç një kodër!
Qiellorja
të ndez, të bën të zjarrtë
Kur
ti qiellin e prek si një lodër!
Pilot,
thyej gravitetin e tokës
Ti
qiellit i thuaj, "Jam i joti"!
Kurorë
dafine ver rreth kokës,
Përkulur
me nderim veç tek Zoti.
Atje
poshtë, një reptil-gërbonjë
Çuditet,
si ti s'ke aspak frikë!
"Më
mirë dhjetë vjet shqiponjë,
I thua
- se një qind vjet zvarranik!"
Pilot!
Pilot,
mermë n' krahët e tu,
Kam
një dëshirë të zjarrtë
Të
notoj në qiellin blu.
Lermë
të bëhem një qiellor,
Tek
bluja të mbështes kokën.
Si
qiellor i bukur, pilot,
Më
shumë ta dua tokën.
Të ve
nën këmbet e mija
Shiun,
erën dhe furtunën;
Atje
të dehem nga magjia.
Pran'
hënës, sipër një reje
Malet,
fushat edhe detet
Dua ti
puth falë teje.
Nëse
yjet më bëjnë naze
Tamam
siç bën çdo femër,
Të
lutem pilot i bukur,
Topin
tënd për mua zbraze!
Qenësisht
të jem me ty
Në
shtëpinë e hapsirës,
Atje të
qeshim e qajmë të dy.
No comments:
Post a Comment