Monday, April 15, 2013

Kamam Myftaraj - TEPËR VONË...













Kamam  Myftaraj

TEPËR VONË...
                (Brenga e një jetimi)

Është tepër vonë...
Mbase ty të duket çudi,
por tashmë për mua ti je një asgjë,
sepse asgjë dhe unë kam qenë për ty,
kur më flake nga qenia jote sapo më linde,
sikur isha copë mish i huaj në trupin tënd,
dhe për mua nuk ndjeve kurrë mall e dhimbje.

Nuk mundem jo të të quaj nënë,
Ndonëse nëna ime biologjike ti je.
nuk mundem pasi në rrugën e madhe më ke lënë.
për të ecur i vetëm në udhën time të pashtruar.
Tashmë jam rrethuar nga dashuria që ti s'ma dhe,
Ndonëse përkëdheljet prindërore më kanë munguar,

Ato i gjeta mes të braktisurve si unë,
të cilët kishin me mua të njëjtin fat,
rrethuar nga ata që nuk i kisha prindër,
por dashurinë prindërorë më falën dhuratë.

Në vite kam kërkuar të njihja,
ata të dy, që në jetë më kanë krijuar,
të njihja nënën time edhe babanë,
meqë gjaku i tyre ndër deje më rrjedh mua.
Të dija se i cilës fe jam dhe i cilës race!...
Por dhe njëherë kur arrita tek ti që të përkas,
trokita në portë i ndrojtur dhe nuk ma hape,
madje ajo portë në fytyrën time u përplas...

Nuk mundem jo,
është tepër vonë të të quaj nënë!
Për mua ti tashmë je e huaj.
Ti jeto jetën e  ngushtë, aty ke qënë,   
unë jetën e gjerë mes shokëve e miqve,
mes dashurisë së madhe që ata më dhuruan...



No comments:

Post a Comment