Friday, April 26, 2013

Vullnet Mato - GJUHA PA FRENA E LAGJES SIME











Vullnet Mato

GJUHA PA FRENA E LAGJES SIME

Lagjja ime rome me këngë e valle ritmike,
ka dhe gjuhë të shkathët e të pasur me spica.
Femra për gjoksin e saj
merr lëvdatën tipike:
“Sa të bukur e paske mi, të raftë ujku në cica!”

Burrat lakmojnë me oreks bukurinë zezake:
“O mi të hangsha lapën e syrit për meze!
Eja mi rrospi, të puth nji herë lala në faqe,
se me zjarr furrnalte trupin ma ndeze! “

Gratë ia shprehin xhelozinë njëra-tjetrës,
me sharje ku burrat e tyre falin dhuratë:
“O mi të shtriftë burri im ke pragu i derës,
moj by...tenxhere me llapën sa një lopatë!

Pijanecët e dehur ngacmohen pas darke:
“Ku je, mre barkalec nandë muajsh me barrë,
që ke përla tanë fuçitë e birrave në mejhane,
dhe ke hang mish macesh të pjekme në zgarë”.

Djemtë u hedhin romuze vajzave çokollatë:
“Eja, mi goce, bajmë qejf sonte për voni,
mos e ço atë derr trupi haram përnatë,
tuj ba naze, sikur je e bija e Klintonit!...

Kjo gjuhë pa frena dhe pa hunj në gardh,
që i fluturon batutat në lagje si lakuriq nate,
më bën të ndjehem rom me lëkurë të bardhë,
dhe të hap sy e vesh, për qyfyret në pallate...









No comments:

Post a Comment