Përparim Hysi
A NUK NDODH KËSHTU ?!
Thonë se një flutur që rreh krahët në Kinë
Sakaq dhe shkakton furtunë në Karaibe !!!
Dhe unë sa e pashë nga larg trupin tënd fin,
Nuk di se si, papritur, ndjeva dridhje.
Pra, ndjeva dridhje. Aq i madh qe emocioni
Se, sado larg, rrezëllite si një dritë
Dhe mua, sakaq, zu t'më ngrihet tensioni.
Sikur në atë çast m'u mbytën gjemitë.
Zot,- thashë me vete,- pse punon me "hile"
T' më vësh në "provë" me një të bërë me dorë!
M'u duk sikur më sulmuan mijëra xhinde
Azma vu domenin dhe frymë marrë me zor. *
Ndala një çast që të ngopesha me frymë
Por syri mezalla nga ajo nuk u nda.
Për pak e pësova nga një trup fin.
Ndodh që ta blesh "belanë" me para.
No comments:
Post a Comment