Friday, April 5, 2013

Mentor Thaqi - AH T(H)ANË, MORI T(H)ANUSHË











Mentor Thaqi

AH T(H)ANË, MORI T(H)ANUSHË

Hijeve të blerta,
ledhatimet rreth gushe
ndiznin ndjenja t´serta
n´shpërthim zjarrmishë
përfushe,
n´frymëmarrjet e afshta,
t´sinqerta!

Thanusha ime,
filiz i shtalptë,
buzëqeshjet e ëmbla
në lozonjarizëm të thartë,
për buzën e ndezur time
gisht i lyer në gjalpë!

Eh, buzët,
ato gaca të kuqe prushi,
shkrumb le t´më përvëlojnë,
ah, më thënçin askushi
në i lënça të pushojnë!

Paj, unë dua
të jem unë,
vet ëndja ime e vjetër,
asgjë më shumë,
s´lë që rolin tim
ta luan dikush tjetër,
as syri s´më zë gjumë
mbi merakun e vjetër!

Ev Thanushë e imja Thanë,
mosha na ikën nga duart,
vitet rëndojnë,
barrë e moshështyerjes janë,
mbi qafë, të rënda si gurtë,
zjarrmitë rinore u tretën,
po ëndërrat e hershme
ku vanë,
kush na i vodhi, ku mbetën
o imja Thanë,
apo mosha i lodhi,
e shqelmoi jetën
për mërinë tanë?!













No comments:

Post a Comment