Friday, April 26, 2013

Aleksandra Adami - NGA BALLKONI














Aleksandra Adami

NGA BALLKONI

O, - më thirri, -Të dua!...
Cilën, - i thashë, - mua?!
E, - më tha, - ty moj,dreq!
Unë perden zura të heq.

Dil,- më tha, -të të shoh!
Pas xhamit unë, ia bëra,"jo!"
Djali me pa me zemërim,
Unë i hodha nje qerpik
nga syri im.

Ç'ke, me tha, që me shpon?
Unë hop, kërceva në ballkon...
Do bie, i thashë, po kujdes!
Ai krahët hapi të me pres...

Mos, më thirri, u çmende ?!
E, i thashë, si dashuria tënde...
Po do biesh, më tha, moj dreq!
Unë qeshja më keq...




No comments:

Post a Comment