Tuesday, April 16, 2013

Aleksandra Adami - E NGRIRË SI AKULLI













Aleksandra Adami
(Nxënëse emigrante)

E NGRIRË SI AKULLI

Dielli buzëqesh, njerëzia gëzon,
pranvera në rrugët e lulëzuara i fton,
por në një qoshe, diku e strukur
rri një çupë, nga njerëzit e zhdukur.

Ej, erdhi pranvera, vrapo si shoqet e tjera,
hap dritaret e zemrës, lere të fryj era!...
Por si e ngrirë në akull, ajo nuk lëviz,
sikur brenda saj, ka vdekur çdo qelizë.

Nuk mundet të shohë, as të dëgjojë,
se bota njerëzore me vdekje e dënojë.
Ajo ka vdekur edhe pse është gjallë
për jetën njerëzore nuk ndien më mall.

E vratë ju, që vetëm qeshni pas shpine,
si sorra të egra që i rrëmbeni ëndërrimet,
ju që është pak t’ju them keni zemër katile,
ju që bëni akull çdo shpresë, të asaj jetimje....



No comments:

Post a Comment