Friday, April 5, 2013

Vangjush Ziko - PARAJSA IME















Vangjush Ziko

PARAJSA IME

Shtrirë mbi krevat
fantazoj kuturu.
Ja dielli mbi tavan
stolisur me abazhur.
Njëri mur vetëm xham,
qielli, gjithashtu.
Lëndina me lule të egra
në vazo gjatoshe,
një dru as pishë as bredh
në qoshe.
Trokëllijnë këpucët në dollap
si thundra kali.
Mbi murin përballë
një peizazh mali.
Burimi rrjedh në kuzhinë
(ka hapur gruaja rubinetin).
Në radio një violinë
si bilbil' i vërtetë...
Edhe unë
(bir i Adamit të lashtë)
gëzoj jetën
në këtë parajsë
që ndërtova vetë.


No comments:

Post a Comment