Thursday, April 18, 2013

Lumturi Ymeri (Bersava) - IMAGJINATE PERVËLUESE












Lumturi Ymeri (Bersava)

IMAGJINATË PERVËLUESE

Nën dritën e abazhurit sonte
cepin e jorganit tërhiqe,
hidhe tej,
mbulomë me frymën tënde!

Më vështro,
vendos gishtin mbi ballin tim,
përvijo konturet e lëkurës sime!
lehtas mbi hundë,
mbi buzë,
shtyp lehtas,
bymimin e tyre të afshtë!

Ec,
Zbrit,
rrëshkit!
Dinakshëm si gjarpri.
... nën mjekër, në gushë
Largoi ato rripa mbetur 
padashur naivitetit, veshur,
përdridhu rreth shegësh,
Prit, duro,
është ende herët,
mos u tundo!

Rrëshkit mbi butësinë e barkut,
ndalu tek ato kocka,
të epura të shtrëngohen,
të tërhiqen pranë vetes,
të shkunden,

Grise dhe copën e tyltë,
që mbulon atë hark epshndjellës
të nenbarkut
që mbaron në
trekëndëshin e zjarrit.

Gishti yt
mbaron misionin e tij,
në çelësin e abazhurit
dhe....gremina e errët
mistershëm
pret të të
....gremisë...







No comments:

Post a Comment