Raimonda Moisiu
NË ZEMRËN TIME…
Në zemrën time-një oqean i errët,i
trishtuar,
Ende ndrin i zbehtë, i bukur, një qiri
i vetmuar...
Fytyrat tona flakë -një kopësht i
trëndafiluar,
vesitur me vesën e avujve të trupave
tanë.
Krevatin që aq bukur e kisha hijeshuar,
E përfshinë bashkë Vaterlo e tsunamë...
Kujtoja se ishe bust i ftohtë prej
mermeri,
Ti qënke Evë e gjallë, gjak e mish më rinon.
Një dhembë e bukur mes brinjëve më
theri,
që kjo botë e egër s'e di që
ekziston...
Sa qesha kur tsunami yt u shkreh e
shkoi,
Dhe mbetën nga ti vec sytë-dy pika
vështrimi,
Dashuria ime trupin tënd e tatoi,
Me vula luigjesh,nënshtrimi e
pushtimi...
I mbylla sytë sërish dhe dremisja kur e
kur,
Si shqiponjë me ato, më të lodhurat
flatra.
Kështu imitonte, flokëlëshuar dikur…
Kopshtet e Varura të Babilonisë,-
Kleopatra...
Në zemrën time-një oqean i errët,i
trishtuar,
Ende ndrin i zbehtë,i bukur,një qiri i
vetmuar...
No comments:
Post a Comment