Wednesday, April 3, 2013

Shpëtim Kurti - ËSHTË DIKU











Shpëtim Kurti

ËSHTË  DIKU 

Është diku...
Diku,
Është një planet,
Ku askush deri me sot, s'ka zbritur në të...
Për nga mosha,
Është më i riu,
Aty edhe jeta, nis nga viti: NJË...! 

Askush,
S'ka dëgjuar, se ne ç'gjuhë flitet,
Dhe 
E pa njohur do mbesë, për tokësorë...
Atje larg,
Ku syri ynë s' arrin,
Jetojnë të lumtur vetëm dy banorë!

Vetëm Ata,
E dinë,
Atë gjuhë të pazbuluar,
Me sytë që u shkrepin vetëtima...
S'thonë fjalë,
Se ç'duhen fjalët?!
Gjuha e tyre flet me drithërima...!

Vetëm,
Mos shkruani për ta,
Pa i njohur ende,
Mos hidhni pa dashur qoftë dhe një rimë...
Mos iu afroni më kot këtij planeti,
Ne s'jeni të dashuruar si ata:
Me zjarr e vetëtimë...!





No comments:

Post a Comment