Monday, April 15, 2013

Skender Rusi - NË SHTËPINË E TË VDEKURVE















Skender Rusi

NË SHTËPINË E TË VDEKURVE

Shkova në shtëpinë e të vdekurve,
Çova lule,cigare me filtër,
Dhe një shishe vodkë të zgjedhur,
Për miqtë e mi,pijanikët!

O Zot, si u hapën lëndinat,
Si krisën mermerët e fjetur!
Dhe dolën qindra skelete,
Një fshat i tërë i vdekur!

I takova me radhë që të gjithë,
Për t’i puthur e kisha të pamundur!
Ia shtrëngova pak më tepër duart,
A s’është kjo sa një e puthur!?

Dhe që të jem krejt i sinqertë,
Nuk shkova atje veç për ata,
Po zgjodha edhe vendin ku do shkoj vetë,
Në një nga vdekjet e mia të mëdha!

No comments:

Post a Comment