Sunday, April 28, 2013

Ziko Kapurani - LUTJA E NJE QENI TE LIDHUR














Ziko Kapurani

LUTJA  E  NJE  QENI  TE  LIDHUR

Me hiq zinxhirin nga qafa, zotëri!
Te lepifsha ku kush s'te ka lëpire!
Lerme te shkundem i lagur nen shi,
Te loz me deboren ndaj te gdhirë.

Lerme te hedh nje vrap permbi re,
Me te lehur te zgjoj shpate dhe yje
Mbi shkurrishte nje kembe te ngre,
Gjethet t'i permjer, deget e tundjet.

Lerme te ndjej dhimbjen e gjembit,
Gazin me bucen nje cast nen ledh
Te di te ndeshem dhembë- dhëmbit,
Me ulerima malli henezat  të pres.

Lerme te thith liri, ajer e qiell, imzot,
Ndryshe buken tende merre prapa!
Zinxhirin nje cast do shqyej me thonj 
Dhe nje të pëgere do të ta lë, të fala.


No comments:

Post a Comment