Thursday, April 25, 2013

Vangjush Ziko - MË JEPNI...














Vangjush Ziko

MË JEPNI...

Më jepni një gur të skalitur,
të ngre buzë lumit një qytet.
Më jepni një yll të ndritur,
Kashtën e Kumtrit ta zbres
si koshere të roitur.
Më jepni një fjalë të përmalluar,
t' ju shkruaj poemen
e shpirtit të mërguar.
Më jepni një pikë qumështi
nga legjenda e murosjes
t' ju ngre urën e besës.
Më jepni brinjën
e një trimi të varrosur,
T' ju bëj kyçin e përjetshëm
të fortesës...

Vetëm mos më jepni
një premtim që ndryshket,
se të tëra përmbysen.







No comments:

Post a Comment