Thursday, April 11, 2013

Ragip Dragusha - LUTEM BESOMË !













Ragip Dragusha

LUTEM BESOM
Ë !

Kërkova parreshtun vetëm dy fjale.
Të falja shpirtin tim plot aromë.
Ne t’bukrat kopshtije, fusha dhe male
Ja ku i gjeta: Lutem Besomë!

Besomë! Në dritën e syve të mi,
Që zemres time i falen amshimin.
Se dy herë Zoti, s’ban mrekulli,
Si n’dit’ të par’, kur t’dhash’ betimin.

Besome pra ti !Pash’ dashnin e nanës.
Siç sillet bota, prap tek ti do vi.
Se rrezet e diellit, s’i ndroj dot me t‘hanës.
Ndaj kjo që po shkruaj, asht vetëm poezi.

No comments:

Post a Comment