Wednesday, April 17, 2013

Agim Xheka - PAS PERDES FSHEHUR...














Agim Xheka

PAS PERDES FSHEHUR...

Mos prit kot. Nuk kthehem prapa.
S'u mësova kurrë te përgjërohem
Nuk jam fjale mbyllur ne kllapa
Dhe s'kam me kohe te korrigjohem

Unë e di.
Pas perdes fshehur
Ti mallkon hapat e ikjes
Ashtu si unë
kur gjysmë i dehur
dergjem ne krahët e pritjes.

Ndoshta bej gabim kështu
Po ja qe keq qenkam gatuar
Por,ta dish moj mikja ime
Per dreq
e për fatin tim te keq,
ca si ti me kanë mësuar...

Me dhemb zemra tek po iki,
Gjatë për ty kam ëndërruar.
Por, ti bjer e dritat fiki,
Mos prit kot, moj e uruar.

Ndoshta nesër, nuk i dihet
Mund te gjendemi përball
Do me thuash qe nuk te flihet
Do te them:"Për ty kam mall"

Ndoshta. Ndoshta. Nuk e di.
Syri yt qe me ndjek pas,
mund të më jap mësim të ri
Dhe...Harrohet se ç'të thash.








No comments:

Post a Comment