Wednesday, April 3, 2013

Vullnet Mato - NË PRILL E NË MAJ












Vullnet Mato

NË PRILL E NË MAJ 

Të dua pranë
gjithë muajt e vitit,
moj e mira ime,
që të kam, laj e thaj,
të lutem, me gjithë
zjarrin e shpirtit,
veç në prill e në maj
prej meje mos u ndaj!

Mund të shkosh
kudo të shëtisësh,
nga Shqipëria deri
në ishujt Havaj,
por leri vizitat e tua
tek njerëzit e fisit,
veç në prill e në maj,
prej meje mos u ndaj!

S’të pengoj lirinë
as në behar e dimër,
madje flatrat e mia
të jap për berihaj, 
të fluturosh ku të do
e bardha zemër,
veç në prill e në maj
prej meje mos u ndaj!

Mos më lër të bëj,
marrëzira intime,
moj e mira ime,
që të kam, laj e thaj,
se baruti i gjakut
ndizet nga lulëzimet,
veç në prill e në maj,
prej meje mos u ndaj!...





No comments:

Post a Comment