Wednesday, February 20, 2013
Luan Çipi - SHQIPËRIA JONË NË SHEKUJ
Luan Çipi
SHQIPËRIA JONË NË SHEKUJ
Bunkerë, shtëpitë me frëngji si kulla,
Shqiptarë të ngujuar, midis malesh fshehur,
Strehime, ledhe gurësh, bedena me tulla,
Atdheu në mbrojtje, kudo çarqe ngrehur.
Sulme nga Romakët, Bizantinë, Normanë,
Nga Grek e nga Serbë, Maqedonas, Turq,
Hunë e Malazezë, Bullgarë, Venecian,
Gjermanë, Italianë – të zinj e të kuq,
Dhjetëra breza trimash, luftëtarë të ndritur,
Nëpër zgavra shpellash shenja duke marrë
Binin për Atdheun djelmoshat pa u rritur;
Derdheshin lumenjtë, shekuj duke qarë.
Franca dhe Anglia kërkonin t’na ndanin,
Greku edhe Serbi na donin për vete,
Evropa plakë desh na e “nxori xhanin”,
I pjesëtoi mes fqinjësh toka edhe dete.
Nisi luftë e egër në prag, derë më derë.
Mbroje u bënë malet dhe kalatë e larta,
Çdo fshat kështjellë, çdo vatër bunkerë;
Shtëpi guri - kullë, me to mbushur harta.
Vuajtjet dhe mundimet s’i treti as vesa,
Mbijetoi Gjuha dhe Flamuri i Kombit,
Virtytet e mira, Mikpritja dhe Besa
Cilësi të lashta, si bekim prej Zotit.
Tuesday, February 19, 2013
Zabit Sulo - BIÇIKLETA
Zabit Sulo
BIÇIKLETA
Mezi pres të vijë darka,
Të nisem për një shëtitje
Mbi biçikletë të më zërë nata,
Të largoj nga vetja lodhjen plot mërzitje.
I them biçikletës: vrapo, vrapo me mua!
Hajde dalim dhe në lulishte,
Të shoh atë vajzë që shumë e dua,
T’i largoj shpirtit çdo mërzitje!
Vrapo biçikletë, vrapo me mua,
Tek ajo mimozë që lulëzon për mua,
Aromën e shpirtit të saj dua ta thith,
brengën e zemrës njëherë e mirë ta zgjidh!
Vrapo biçikletë, vrapo me mua,
Tek ai burim që rrjedh në krua,
Nektarin e manushaqeve ta marr me vrap,
Dashurisë sime t’i shtoj më tepër mjaltë !
Vjollca Tiku Pasku - BABAI I BRAKTISUR
BABAI I BRAKTISUR
Në pragun prej dërrase të kalbur,
ulet një plak i moçëm, me kësulën tërë vrima mbi kokë,
ulet një plak i moçëm, me kësulën tërë vrima mbi kokë,
si nata që përpiqet të arnojë errësirën e
gozhduar
prej orëve të saj, gjatë hijeve të lëna
mbi tokë.
Ai shpresonte të shihte ovalin e dritës
Ai shpresonte të shihte ovalin e dritës
në fytyrë të ndriçuar përtej kataraktit të
territ.
Por një cipal ashkle që përkundej nga era
Por një cipal ashkle që përkundej nga era
bie papritmas mbi faqen e tij,
dhe e pickoi si harrje e uritur për gjak.
Pikëzat e gjakut i rrëshqitën si rrëkeja e një ylli që bie ngadalë,
në brazdat e rrudhave të gjysmëhijes në faqen e tij.
Sytë e tretur nga solucioni i kripur i lotëve
dhe e pickoi si harrje e uritur për gjak.
Pikëzat e gjakut i rrëshqitën si rrëkeja e një ylli që bie ngadalë,
në brazdat e rrudhave të gjysmëhijes në faqen e tij.
Sytë e tretur nga solucioni i kripur i lotëve
i dogjën te zbrazëtira që i krijoi i vetmi
djalë
dhe nga harresa e dhimbshme e vajzës së përkëdhelur.
Premtimi i vajzës që do vinte nga përtej oqeanit ta shikonte,
mbeti si premtimi i hënës që humbet në errësirë ku ishte ndezur.
Premtimi i djalit që do të kthehej sa here kishte nevojë,
u bë si ngjyrat e ylberit kur i mbulon myshku i reve.
Të dy me familjet e tyre përtej oqeanit,
Premtimi i vajzës që do vinte nga përtej oqeanit ta shikonte,
mbeti si premtimi i hënës që humbet në errësirë ku ishte ndezur.
Premtimi i djalit që do të kthehej sa here kishte nevojë,
u bë si ngjyrat e ylberit kur i mbulon myshku i reve.
Të dy me familjet e tyre përtej oqeanit,
i mbyllën premtimet, në dy grushte të shtrënguar
harrese.
Dashuria e tyre për atin u hodh tutje si kërthizë e prerë.
Ai ngrihet i kërrusur duke zvarritur këmbët,
Dashuria e tyre për atin u hodh tutje si kërthizë e prerë.
Ai ngrihet i kërrusur duke zvarritur këmbët,
dhe mbyll derën e shpresës me shul përtese.
Çdo natë mbush duart me kujtime dhe i vë poshtë jastëkut,
ti bëheshin mirazhe ëndrrash, me një grimë shprese,
sa për një frymëmarrje të nesërme në varfërinë mes bollëkut.
Ajri i nxjerrë prej dufit të frymëmarrjes së tij,
shpërthen si kokrra orizi të kalbura nga vitet e kollitjes,
e bien bashkë me lagështirën në çimenton e thyer.
Por këtë natë vetmie ai nuk shpresonte asgjë.
nga filizat e hidhërimit që i polli pleqëria dhe pikëllimi
Çdo natë mbush duart me kujtime dhe i vë poshtë jastëkut,
ti bëheshin mirazhe ëndrrash, me një grimë shprese,
sa për një frymëmarrje të nesërme në varfërinë mes bollëkut.
Ajri i nxjerrë prej dufit të frymëmarrjes së tij,
shpërthen si kokrra orizi të kalbura nga vitet e kollitjes,
e bien bashkë me lagështirën në çimenton e thyer.
Por këtë natë vetmie ai nuk shpresonte asgjë.
nga filizat e hidhërimit që i polli pleqëria dhe pikëllimi
në strehën e dridhshme të buzëve me brengën
e shpirtit.
Sqepi i mallit i çukiti rrënjën e zemrës deri sa e thau tërësisht.
Lutet me duar drejtuar altarit të qiellit
dhe zëri i tij plasarit si bubullimë ajrin e heshtur:
-O Zot, më jep pak thërrime dashuri!...
Por më pas nata e syve i ra si një perde mjegulle.
për herë të parë pas shumë kohësh buzëqeshi,
u shtri në krevatin e vjetër dhe mbylli sytë e hirtë.
Krahët e një drite të bardhë flatruan përreth tij,
Sqepi i mallit i çukiti rrënjën e zemrës deri sa e thau tërësisht.
Lutet me duar drejtuar altarit të qiellit
dhe zëri i tij plasarit si bubullimë ajrin e heshtur:
-O Zot, më jep pak thërrime dashuri!...
Por më pas nata e syve i ra si një perde mjegulle.
për herë të parë pas shumë kohësh buzëqeshi,
u shtri në krevatin e vjetër dhe mbylli sytë e hirtë.
Krahët e një drite të bardhë flatruan përreth tij,
duke i hapur një copëz qielli mes
kaltërsisë,
dhe ai nisi udhëtimin drejt përjetësisë...
dhe ai nisi udhëtimin drejt përjetësisë...
Vullnet Mato - KOHA E PADUKSHME
Vullnet Mato
KOHA E PADUKSHME
Koha e padukshme,
më tërheq në përpikëri,
për të ecur pa reshtur
në udhën e saj ekzakte.
Ndonëse pa këmbë,
pa gojë dhe pa sy,
më drejton çdo çast,
me gjymtyrët abstrakte.
Në ecjen tonë paralele,
më kërkon korrektësi,
të mos mbetem prapa,
apo anash në ndalesa.
S’më lë minutat e saj
t’i harxhoj për kotësi,
siç derdh ujin në kanale
ujërash të zeza.
Më ndalon rreptësisht
të hyj në xhungla fjalësh,
me kulpra përgojimesh,
dhe degëzime trillimi,
ku mezi dilet pa prerë
me teh sëpate frazat,
për t’i shpëtuar ndonjë
gjarpri fyes nga pickimi.
Më pengon të futem
në salla apo mitingje,
të humbas çaste të arta
nga koha që s’përsëritet,
duke klithur brohorima
për figura karrieriste,
ku urrejtja dhe sherret,
mund të më hanë ditët.
Më kërkon dhe sekondën
ta përdor në hapin linear,
për të krijuar të mirat
me mendje dhe me dorë,
të plotësoj nevojat jetike
për gjithë rrethin familjar,
të zgjeroj më tej përmasat
e perimetrit shoqëror.
Koha, vetëm në dashuri
më jep afat pa kursim.
Ndonjëherë më ka falur
dhe krejt orët e një dite,
kur mikja më ka thënë:
Mos ik, o shpirti im,
shkrihu me mua sot,
se s’ke shans po të ikën vitet!...
Kostaq Duka - MBRËMJEVE NË KORÇË
Kostaq Duka
MBRËMJEVE NË KORÇË
Për në shtëpi
mund të kthehem bulevardit
e nuk do gris shumë këpucë,
e mund të takoj të njohur
e të dashur më shumë.
Po më pëlqen të eci rrugicës
se dua ta zgjoj nga i rëndi gjumë.
Se dua fëmijërinë ta takoj,
tek rendte tërë gaz e zhurmë.
Se kam mall
për gjyshin që vdiq tek sofati,
me botën duke biseduar një ditë.
Se dua lirikat të më ndezin
te ngrohta si zemra e rrugicës qe s'harron,
ata që ditën rendin asfaltit
me këmbë e me makina
po mbrëmjeve duan përkëdheljen e saj,
siç duan atë të nënave.
Monday, February 18, 2013
Aurela Topi - MOSHA PO NA IKËN
Aurela Topi
MOSHA PO NA IKËN
Mosha po na ikën nëpër ujvarën e jetës,
Bie, ngrihet, vritet nëpër gurë dhe brigje,
Flokët zbardhen nga pëshë e së vertetës,
Duke kërkuar rrugë nëpër të tjera shtigje.
Më shumë dëshirë kemi, që vetëm të rrimë,
Të pimë nje kafe mes dallgësh me mendimet,
Të kujtojmë vitet, mbrëmjet dhe dashurinë,
Që ndonse mosha ikën, ajo vazhdon e rritet...
Fjala nuk na ka vlerë,të hedhim si një erë,
Pa e matur mirë, por edhe pa e peshuar,
Fabrikës mendimit ti japim më shumë vlerë,
Në tryezë të miqëve, sa herë për ta dhuruar...
Duam të rrimë vetëm, me kafen të flasim,
Të sitim në kujtesë vitet, rrjedhen e mendimit,
Zinxhirin e jetes me kujdes ta prekim, masim,
Të flëmë e ngrihemi shpesh përmes kujtimit...
Na pëlqen të rrimë shumë herë dhe vetëm,
Për të parë rrugën, se nga e shkuam jetën...
Angjelina Krasniqi - MBI KRAHARORIN TËND
Angjelina Krasniqi
MBI KRAHARORIN TËND
Sonte!...Shtrije kraharorin - lendinë bleruar,
Të sillem, pështillëm, lodroj në të butat re,
Dhe yjet që ecin në një rrugë të caktuar,
Pa i arritur era, t’i kthejmë dritë përmbi ne!...
Më lerë të ndjej aromën e afshit të prusht’
Dhe avullin që endet nga i shpirtit dehje
Të gjitha t'i mbledh t'i mbaj ne timin grusht
T'i thithë si shpuzë me timen buzë në dridhje.
Më lerë që mbi trup të luaj lojën e gishtërinjëve
Nga thellësia lehtë të burojnë tinguj,melodi e re,
Të fluturojë lartë ndjenja si bardhëzogjtë qiejve
Vala e lumturisë të ulet ceremonishëm mbi ne.
Pluhuri argjendor i diellit, spërkatje të hedh pa fre!....
Vangjush Ziko - DY POEZI
Vangjush Ziko
UDHËN E QUMËSHTIT DESHA TA MAT...
Përpiqem të mat perimetrin
e trekëndëshave yjorë.
Udhën e Qumështit desha ta mat.
Arusha e Madhe ma bën me dorë
të hip në qerren me yj të saj.
I trembem harkut të Shigjetarit
që më ka zënë pusi në hapësirë.
Më mirë të hiqem zvarrë
mbi planetin tonë të vështirë.
Këtu kam djepin tim
dhe një varr, të paktën.
Shpirti im le ta matë
kur të marrë
fluturimin e mbramë.
LIBRI I GRABITUR
U ula në bibliotekën e Jetës.
Skeda pa numër radhitur.
Rëndojnë raftet
nga pesha e diturive.
Kërkoj një libër të shenjtë:
Abetaren e Dashurive...
E paskan grabitur.
Fatmir Terziu - DY POEZI
Fatmir Terziu
ATË(DHE)KALENDAR
I zjarrmtë,
i vrullshëm,
i zgjuar,
numëron, ditënetë të vitit që ikën,
dhe lë pas hije nga goma fshirëse.
I ndotur nga dimri i gjatë,
të të qenit larg,
në ikjen ditore
plot mall
prej rrathësh
që shkruhen ngadalë
mbi valëdeti të thinjura
të një arratie shpirti
me e pa kalendar.
Për t’iu afruar ditëve të qeta pranë Detit
Qashtër, mes Harpës së muzikalitetit
Bashkoj ditënatën
Ndjej deri në amsh stërkalat
Mes një tingëllime koralesh
Unë ndjej Sarandën
Në Atë(dhe)kalendar.
Ende i kam në trup stërkalat e Jonit
Lëkura ngjyrë koralesh më mban
Jodëmira etje vrigëllon
Mbi luftënaja dallgësh të hazdisura
Dielli afrohet pranë e më pranë
Dhe me sytë e mi të harlisura
Shoh ecjet të kthehen në ato anë...
Dhe ribëjnë Kalendar!
QIRIU
Nuk ia di gjuhën flakës së tij
Trupqetë i betuar drejt tretjes
Tymit që del nuk ia di rrugën
Flas me vetveten ...
... gjuhën e heshtjes.
Përshpirtja ime
Një natë e zymtë brenda tymit
Trupi im
një zjarr bubulak brenda flakës
bota një hapësirë ku flashket
edhe tymi,
edhe flaka...
një kënd ku treten padukshëm
edhe plaku...
... edhe plaka...
një zjarr që djeg vrullshëm
nuk duroj dot u mpaka!
I flas qiririt
Me gjuhën time të heshtur
Ndjej vëmendjen e tij dhe tretjen. Bota
Nën flakë të tilla të qeta shkundet
Dhe jeta i falet qiriut.
Nuk ia mësova gjuhën qiriut
Trupngritur deri në tretje sa një gisht
Fjalët që i thashë netëve të gjata të dimrit
Ti o Botë qirinjsh i dëgjove sigurisht?
Në heshtje iu drejtova edhe Naimit
Të mësoja gjuhën e tij me qiriun
Poeti i qetë foli mes ‘këndimit’
As vetë nuk e kuptoj sot njeriun?
Sunday, February 17, 2013
Fation Pajo - KËTË DITË TË SHENJTË…
Fation Pajo
KËTË DITË TË SHENJTË…
Anullova gjithçka për ty
prenotova një tavolinë
pak verë e trëndafila të kuq
të prita një orë, dy…
mallkova metrotë, trenat.
Vonë një mesazh nise;
-Mos më prit,
një tjetër fole kam ndërtuar.
Këtë ditë të shenjtë
ëndrra që kisha m’u thinj
rrebeshe shiu solli në sytë e mi
kjo dashuri e tradhtuar.
Friday, February 15, 2013
Vjollca Tiku Pasku - EMRI IM ËSHTË GRUA
Vjollca Tiku
Pasku
EMRI IM ËSHTË
GRUA
Më jep pak
diell, o shpirt,
të ndez llambën e zemrës sime!
Më jep pak hënë,
të ndriçoj errësirën në pikën e zezë të syrit!
Më jep pak ag,
të zbardh fustanin e ditës sime!
Një margaritë e vetmuar,
është një çast në jakën e pranverës.
Më jep një çast përjetësie,
të jap përjetësinë e pazbuluar!
Më jep një ëndërr,
të jap fillesën e një bote!
Më jep një dorë përkëdhelje,
të jap një prehër yjesh.
Më jep petkun e një gjethe prehje,
të jap një kurorë gjelbërimesh!
Më jep një buzëqeshje ere,
të jap një stuhi puthjesh!
Gruaja e kuar me dashuri,
mban kostelacionin e dashurisë të zjarrtë.
të ndez llambën e zemrës sime!
Më jep pak hënë,
të ndriçoj errësirën në pikën e zezë të syrit!
Më jep pak ag,
të zbardh fustanin e ditës sime!
Një margaritë e vetmuar,
është një çast në jakën e pranverës.
Më jep një çast përjetësie,
të jap përjetësinë e pazbuluar!
Më jep një ëndërr,
të jap fillesën e një bote!
Më jep një dorë përkëdhelje,
të jap një prehër yjesh.
Më jep petkun e një gjethe prehje,
të jap një kurorë gjelbërimesh!
Më jep një buzëqeshje ere,
të jap një stuhi puthjesh!
Gruaja e kuar me dashuri,
mban kostelacionin e dashurisë të zjarrtë.
Thursday, February 14, 2013
Raimonda Moisiu - NATA E SHËN SHPIRTIT TIM
Raimonda Moisiu
NATA E SHËN SHPIRTIT TIM
Mezi pres natën e Shën Valentinit,
atë natë që ka aq orë, sa netët e shkurtit,
por unë dëshiroj të mos mbarojë kurrë,
duke harruar edhe lindjen e diellit!
Atë,
natën e Shën Valentinit,
të vetmen natë në netët e mia,
natën e Shën Shpirtit tim.
Unë dua të më mbërthejnë prangat e ledhatimeve,
dhe përskuqja e puthjeve të nxehta,
si trëndafilat e Shën Valentinit.
Mezi pres agoninë e puthjeve,
të magjepsura nga nxehtësia e tyre,
të shkrijnë acarin e shkurtit.
Mezi pres të marrësh peng përhumbjen e syve të mi,
ndriçimin e tyre të qelqtë e të gjelbër,
si blerimi në pranverë,
t’i japë dritë errësirës.
Të zbukurojmë bardhësinë e çarçafëve,
me aromën e kurorës së shpërthimit
t’u japë frymë trëndafilave të ndezur,
në kopshtin tim.
Jashtë bien qiparisët e flokëve të borës,
si nostalgjia e syve të qelqtë,
atë pranverë të parë, teksa çelje lulet e përgjumura,
në livadhin e mermertë si bora.
Mezi pres të ngrohim me frymën e ofshamave,
qiparisët dhe
t’i tretim në shtratin e virgjër të dëshirave,
kur hëna zbret në dritare e na shikon.
Mezi pres strehën e hajthshme të duarve tua,
në mashtrimin e brishtë të trëndafilave të bardhë,
që lulëzojnë në zjarrminë dehëse,
nën hutimin e diellit të mëngjesit,
nën fëshfëritjen e gjetheve ledhatuese,
që unë i dua kaq shumë,
jo vetëm në një natë me Shën Valentin,
por dhe në natën e Shën Shpirtit tim.
Subscribe to:
Posts (Atom)