Wednesday, January 2, 2013

Vjollca Tiku - DUA













Vjollca Tiku

DUA


Dua të fle në ëndrrën tënde i dashur,
në qepallat e tu të palos sytë e mi,
dua të prek ngjyrat e botëve e ngarsur,
diellin foshnjë, deri kur humb kalorësinë e tij.


Dua të shëtisim në xhep të galaktikës,
ku qilimi fluturues rend në temjan qielli,
ku shtupëzat e hënës çelin margaritarët e dritës,
përmes yjesh të kalojmë në shëtitore misteri.


Dua të shëtisim me skitë e bardha të agimit,
të ulemi në kurorën e tokës me filiza të rinj,
në poltron degësh të shohim feksjen e lulëzimit,
derisa veza të çahet e zogu të cicërojë zgjim.




No comments:

Post a Comment