Thursday, January 3, 2013
Agim Xheka - EMIGRANT...
Agim Xheka
EMIGRANT...
Mbrëmë më dhembi zemra përsëri...
Keshtu me ka dhembur ne çdo feste me zë
Ashtu si me ka dhembur ne cdo vit te ri.
Qe nga viti njëmijënëndëqind e nëntëdhjet e një.
Iknin bijtë tanë...
Motrat,vëllezerit...
Iknin e nuk dinin ku vinin...
Si sëmundje ngjitëse u përhap
sindroma e ikjes,
si epidemi...
Iknin me kokën prapa
duke lëne pas shpine Atdheun
dhe fatin pa fat te prindërve
e fëmijëve me lot të ngrire ne sy...
Nuk i mbajti dot atdheu bijt e tij...
Për pak me shume buke...
Për pak me pak uri...
* * *
Vitpasviti ikje...
Vitpasviti dhimbje
Me shume ëndrra te thyera
Gjithmonë e me pak shprese...
Kujtime te harruara
Malle te pashuara
Dhimbje e plage te reja
Përtej urës se Qabesë...
Ndersa ne pallate e vila luksoze
Ata...të pashpirtët, të pacipët
Bukëshkalët, kriminelet, imoralet
"Çudibërësit"e premtimeve pompoze
Hargalisen e gajasen
Fryhen, tunden hipokrizojnë
Naten vrasin , ditën "vajtojnë"
Aktor të fëlliqur krimesh monstruoze...
* * *
Dikur i kam ftuar te ikurit
Te ktheheshin ne gjirin e Nënës
Ne prehrin e hallemadhes Shqipëri...
Duke cituar rilindasit e shquar
"Guri i rende ne vendin e tij"...
Mbrëmë mu skuq faqja
Dhimbja me dhembi deri ne asht...
për të gjithë këta që janë brenda
Dhe...Për te gjithë ata qe janë jashtë...
Mbrëmë...Mu duk vetja si një propagandist
Si nje atdhetar i dështuar
Si një supermoralist
Me trup e shpirt te dërrmuar
E ndjeva veten si mësues
e si politikan dogmatik diletant
dhe nuk po kuptoja nëse ishit ju
apo unë bashke me gjithë atdhetaret
Ishim shpërbërë në EMIGRANT...
" O Shqiptar! Kush të dënoj kaq rëndë
Të ndjehesh emigrant në vendin tënd?"
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment