Sunday, January 20, 2013

Qazim Muska - EJA!














Qazim Muska

EJA!
Eja në ëndërr
Përmes shtegut të vetëm që na ka mbetur hapur!
Eja- fluide,e qashtër,fisnike
Ashtu si dikur;
Nazike dhe e zjarrtë.
Eja si yll, si hënë,si zanë a shtojzovalle…
Veç, eja!
Më bëj të prehem i plagosur nga pendimi
Në tallazitjet magjike
Humbur në vetëflijim!
M’a rikthe çastin e lumtur ngecur larg,
Zemerek i këputur i një ore të vjetër!
Ma rizgjo ndjenjën,
Që mbytur lundron e pashpresë në hapësira tragjike!
Eja!
Si mall,si dhimbje,si urrejtje,si dëshire,si dëshpërim…
Veç,eja!
Eja, përmes ëndrrës,
Shtegut ende të pambyllur,
Rreze në errësirën e honit,
Zbrit dhe më rrëmbe!
Dhe më ço përsëri atje larg
Në parajsën tonë të perënduar…
Eja,
Ti perëndim i pambaruar…!

No comments:

Post a Comment