Friday, January 18, 2013
Fatbardha M.Xhani - E SHKUAR....
Fatbardha M.Xhani
E SHKUAR...
Ata që më kanë munguar
e kanë vrarë mungesën me dhimbjen e vjetër
pse mallin kanë lënë si lëng të shpirtit të tyre...
Një dashuri e humbur gjithmonë është aty
duke pritur në heshtje një shenjë
mungese...
E shkuara ka mbetur diku në ajër
shpërndarë në mijëra grimca,
jetuar stuhishëm sikur kurrë nuk do të shkojë...
Ende është brenda meje
në qindra pse pendimi
e buzëqeshje pohimi minutash e sekondash...
Nëse gjithçka ka qenë e gabuar brenda një çasti
një moment i vonë ka qenë i mjaftueshëm,
veç për një më fal...
Unë jetën time do ta mbush me lule, vargje, dashuri
Sepse tjetra nuk ekziston
është thjeshtë,
një e shkuar...!!!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment