Wednesday, January 2, 2013
Skënder Rusi - NUK ËSHTË AQ E LEHTË
Skënder Rusi
NUK ËSHTË AQ E LEHTË
Unë edhe ti
në këtë shtëpi vjeshte,
Me macen e heshtjes
që dremit në këmbët tona!
Sa na ik një ditë
vrapojmë pas një tjetre,
Dhe kjo s’është aq e lehtë
sikur kap xixëllonja!
Jemi në një moshë
që as vetë s’e dimë,
Në të njejtën rrugë
nga na vjen edhe ikja,
Nuk kemi veshur xhupa,
kemi veshur trishtimin,
Dhe kjo s’është aq “e lehtë”
sikur të kapësh tigra!
Unë edhe ti
në këtë shtëpi brenge,
Ku tani kanë mbetur
vetëm kanarinat!
Po kjo s’është aq e lehtë
si një rrahje zemre,
Që na shtohet
kur na lodhin dimrat!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment