Wednesday, January 2, 2013

Edmond Shallvari - ZJARRI











Edmond Shallvari

ZJARRI

Nuk është zotësi e ngrohura pranë zjarrit
Kur jashtë minusgrada, në akull frymën kthen
Shiko drutë në vatër, janë vepër e druvarit
Më tej se kjo vepër, janë pylli  plot me pem’.

Asaj natyre falju, më tej atij mundimi
Që zjarrin vatrës solli, të ngrohesh t’i rehat
Nëse i penës je dhe ndjehesh frymëzimit
Ta dish që frymëzimi, buron nga ai zjarr.

Ta dish që atë zjarr, një Promete ta solli
Flijuar njerëzimit, për ngrohje e pak dritë
S’pyeti Perënditë, Olimpit kur guxoi
Se ishte Promete, s’pyeti Perënditë.

Nëse i frymëzuar, po ndjehesh kësaj vatre
Një muzë Prometeu, të ngroh e ndez në vargje.


No comments:

Post a Comment