Thursday, January 3, 2013
Agim Bacelli - BASHKË ME POEZINË...
Agim Bacelli
BASHKË ME POEZINË...
Më kotë mundohem moj muzë të përzë,
Vitesh më mundon si të isha skllavi yt,
Me zinxhirë më mban të lidhur e pa zë
Duke më thënë se jeta me ty qënka virtyt!
Nganjëherë nxehem, gati të hidhem në fyt,
T'i bëj copë e çikë vargjet e tua,
T'i shkatërroj vargonjtë, t’mos jem skllavi yt,
Në metafora të mos jem i varur, dua...
Teorinë tënde pëlqej ta shkatërroj,
Figurat, si qenër të rrahur t'i përzë,
Pas kësaj i qetë e pa ty të pushoj...
Një të dashur pe vërteti dua ta zë.
Po nuk e di nëse do rroj dot pa ty,
Pa atë fërkim zinxhirësh tepër therës?
Ne bashkë lindëm prandaj do vdesim të dy
Mes fantazish, të çmendur e përkëdhelës...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment