Thursday, January 10, 2013

Fatbardha M. Xhani - NJË DITË...















Fatbardha M. Xhani

NJË DITË...

E di,
Një ditë do ndalem më gjatë
Në heshtjen time folëse
Pasi të kem lyer buzët me buzëkuqin tim
Numër tetëmbëdhjetë...

E di,
Një ditë rruga nuk do më grishë më
Me pafundësinë dhe dredhat dhelpërushe
As nuk do të mund
Të shoh dot, fundin e saj...

E di,
Një ditë era nuk do m'i lëmojë më flokët
Duke imituar keq
Gishtat e të dashurit
Kur dëshirat dalin mbi lëkurë...

E di,
Nje ditë shiu i lotëve do ndalet
Ylberet e parajsës
Do magjepsin sytë e mi të mbyllur
Kushedi në ç'ëndrra vjeshtore...

E di,
Një dite Dielli do rrudhë ca rreze
Qe veç për mua i ruante
Të më ngacmonte në lekurën e zeshket
Melaninore...

E di,
S'do ketë me stine
S'do ketë me kohe qe kalon pa u ndjere
S'do ketë me momente qe lusin te ndalen
S'do ketë me ndezje sysh, prekje yjesh
S'do ketë me petale lulesh me vese...

Vetem dashuria
Vetem dashuria
Në ajër do të mbesë!!!


No comments:

Post a Comment