Wednesday, January 23, 2013

Pëllumb Gorica - DY POEZI















Pëllumb Gorica

SYTË E MALLIT TË LARGËSISË

Oh!, malli sytë i ka në largësi,
Si Dielli që vështron  i përmalluar  yjet.
Përmbi oqeane shtrin krahët zemra,
Bashkon kudo të gjithë  qiejt.
Këtë mall tretur në tingujt e zemrës,
S’e matin as mijëra kilometra.
Sa herë trokas në dritaren e kujtesës,
Çelin boçe kujtimet e vjetra...


HESHTJA E DHIMBSHME

Në heshtjen e pagojë
S’kam shkruar asgjë për ty.
Në papiruset me kujtime
Dhimbja m’i verboi ditët.
Gacat e zjarreve u vetëshkruan
në hirin e të shuarës dashuri...
Buzëve vjeshtore,
Gjethet tona u zverdhën
Mbi një vazo dhimbje
Lotët e trëndafiltë u derdhën...

No comments:

Post a Comment